Trepça ’89 bën një hap të madh drejt titullit, Ferizaj dhe Drenica me nga një pikë shprese

Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të vështirë përballë Dritës në Gjilan, por shumë të vlefshme në luftën për titullin kampion. “Minatorët” triumfuan 0-2 ndaj bardh e kaltërve me golat e realizuar nga Idriz dhe John, shkruan Gazetasheshi.com.

Ferizaj dhe Drenica në duelin tjetër ndanë pikët duke luajtur baras 1-1, ndërkohë që Besa mposhti minimalisht Lirinë 1-0.

Portali Gazetasheshi.com ka mbajtur lexuesit të informuar në lidhje me çdo ndryshim nga këto terene sportive:

Drita – Trepça ’89  0-2

-Mbyllet ndeshja.
75′ Mundësi fantastike për skuadrën e Dritës, derisa Hashani qëllon traversën nga afërsia.
70′ Hajdari gjuan drejt portës, kësaj rradhe pret Halimi.


56′ Goool. Oto John realizon pas asistimit të mrekullueshëm nga Idrizi për të shtuar rezultatin e skuadrës mysafire.

52′ Hajdari gjuan drejt portës së Halimit i cili shpëton skuadrën e Dritës.
-Starton pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë.
42′ Zeneli gjuan me kokë mbi portë pas harkimit të Halitit.
31′ Hasani shpërdoron një mundësi ideale për shënim, derisa i vetëm me ‘gardianin’ Halimi gjuan drejt në duart e tij.
20′ Skuadra e Dritës nuk është demoralizuar aspak nga goli i skuadrës mysafire. Të përkrahur nga tifozëria e zjarrtë “Intelektualët” kanë iniciativën në lojë dhe mundohen përmes krahëve të kërkojnë golin e barazimit.


03′ Goool. Shpëtim Idrizi ka realizuar nga penaltia për epërsinë e hershme të skuadrës mysafire.

02′ Fiton Hajdari ndalet në zonë në mënyrë të palejuar nga Gëzim Gashi dhe gjyqtari Genc Nuza ka akorduar penalti për skuadrën mysafire.
-Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Halimi, Hashani, Gashi, Kuka, Haliti, Sejdiu, Ramadani, Nexhipi, Shillova, Berisha, Kryeziu. Kryetrajner: Milaim Zuzaku.

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Sambu, Izmaku, Potoku, Maloku, Broja, Idrizi, Hasani, Hajdari, John John. Kryetrajner: Zekerija Ramadani.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati.

Ferizaj – Drenica 1-1

-Mbyllet ndeshja.
83′ E pabesueshme: Lushtaku ndëshkohet edhe me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Gramos Shala dhe njëherit përjashtohet nga loja, posa ka realizuar golin e barazimit.
82′ Goool. Kreshnik Lushtaku realizon një gol të bukur brenda zonës për ta barazuar rezultatin në 1-1. Lushtaku u shërbye bukur brenda zonës nga Bejta, i cili në mënyrë mjeshtërore pasi pranoi topin e dërgoi topin drejt rrjetës.

78′ Adili gjuan fare pranë portës, derisa u shërbye bukur brenda zonës nga Ristovski.
67′ Goool. Maliq Behluli ka realizuar një super gol për ta kaluar skuadrën vendase në epërsi.
-Starton pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë.
33′ Vendasit kërkojnë penalti pas goditjes së Kukës, derisa pretendojnë se njëri nga mbrojtësit udhëtues ka luajtur me dorë.
31′ Ristovski në mundësinë e parë për shënim gjuan drejt në duart e Sadikut.
23′ Kombinim fantastik ndërmjet Dajakut dhe Lushtakut dhe ky i fundit sërish dështon të realizojë.
17′ Lushtaku gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Rexhepi dështon të realizojë.
15′ Ristovski shërben jashtë zonës Behlulin, i cili gjuan mbi portë.
10′ Lojë korrekte në dhjetë minutat e para të lojës. Skuadra mysafire po mundohet të marrë iniciativën, por pa krijuar ndonjë rast ideal për shënim.
-Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Bardhi, Papuqi, Idrizi, Ristovski, Bushi, Babaj, Maliqi, Tershana, Kuka, Sadriu. Kryetrajner: Argjend Beqiri.

Drenica: Sadiku,Ibrahimi, Caka, Geci, Bejta, D. Gashi, Krasniqi, Nebihu, Dajaku, Uka, K. Lushtaku. Kryetrajner: Fadil Rama.

Gjyqtarë: Gramos Shala, Visar Kelmendi, Artan Latifi, Alban Shala.

Besa – Liria  1-0

-Mbyllet ndeshja.
68′ Mustafa gjuan nga ndërperja, por topi shkon skaj traversës.
65′ Shabani shmanget bukur zonës, derisa goditja e tij u ndal nga Ruxhi.
57′ Gooool. Fisnik Papuqi realizon nga penaltia.
56′ Qorraj pengohet në zonë nga Lika dhe gjyqtari kryesor Selim Isufi akordon penalti.
51′ Dabiqaj gjuan drejt portës nga largësia, mirëpo pret Ruxhi.
-Starton pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë.
44′ Memaj gjuan për mrekulli nga ana e majtë, por topi shkon skaj shtyllës pingule.
27′ Papuqi gjuan nga një distancë rreth 30 metra, por nuk ja arriti qëllimin.
15′ Lojë e qetë me dy skuadrat që ende po studiojnë njëra tjetrën pa rrezikuar ende seriozisht
-Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolshi, Papuqi, Prekazi, Osmani, Emini, Dabiqaj, Qorraj, Sheqerollaj, Elshani, Shabani, Karahoda, Kryetrajner: Astrit Imami.

Liria: Ruxhi, Gashi, Mustafa, Islamaj, Osmani, Memaj, Dina, Aliji, Dakaj, Lika, Chibuze.   Kryetrajner: Bekim Bakaj.

Gjyqtarë: Selim Isufi, Fatmir Sekiraqa, Fatmir Abrashi, Leutrim Mustafa.

/Gazeta Sheshi/