Trepça ’89 barazon në shtëpi ndaj Gjilanit, ky është shpjegimi i Sabit Osmanit

Trepça ’89 është skuadra që ka zhgënjyer deri në këtë pikë të kampionatit, pasi pritjet kanë qenë shumë më të mëdha. “Minatorët”  në 14 javët e para i kanë tubuar vetëm 16 pikë dhe renditen në pozitën e nëntë. Ata, sot, nuk arritën më shumë se barazimi 1:1 në ndeshjen që e zhvilluan në stadiumin e tyre.

“Duhet të punojmë më shumë. Sikur të luanim që nga fillimi ashtu si në minutat e fundit gjithçka do të ishte ndryshe. Nuk e di pse po na ndodh kjo, pasi futbollistët tanë po kanë shumë emocione para portës së rivalit. Sikur ta kishim një golashënues si Oto John, sigurisht do të ishim shumë më mirë në renditje”, ka thënë për Super Sport Kosova, Osmani, i cili në detyrën e trajnerit e zëvendësoi të larguarin Gugash Magani.

“Këta djem kanë hyrë në kampionat me ambicie krejt tjera, por ndodhi si ndodhi dhe jemi në këtë pozitë. Sidoqoftë, nuk besoj se Trepça ’89 do të jetë në situatë të rrezikshme”, ka shtuar Osmani.

Shih edhe renditjen tabelare ku ndodhet Trepça ’89:

Renditja e ‘çmendur’ në Ipko Superligë pas javës së 14-të (FOTO)