Trepça ’89 – Ballkani ndahen në barazim, golashënuesit dhe gjithçka tjetër nga kjo ndeshje!

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë zhvilluar një miqësore në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës këtë të enjte (11 Korrik), shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme atmosferike u mbyll me rezultat 1-1.

Golin për skuadrën e 89-shit e realizoi Beshir Sherehmeti i ardhur nga skuadra e Juniorëve, ndërkohë për ‘portokallinjtë’ realizoi Besnik Krasniqin.

Ekipin e “minatorëve” e udhëhoqi Shpëtim Idrizi në këtë ndeshje, pasi që drejtuesit e klubit nuk e kanë gjetur ende akordin me trajnerin e ri, megjithëse kontaktet me Fahredin Durakun kishin filluar prej kohësh.

Për dallim te Ballkani që ishte me ekipin e saj më të mirë, mitrovicasit u paraqiten me shumë të rinjë në përbërje.

Tashmë futbollistët e ardhur nga Shqipëria Elton Basriu, Ergys Mersini, Orges Gava dhe Renato Hyshmeri edhe zyrtarisht janë ndarë me ekipin.

Engjëll Hoti është rikthyer në Gjermani, ndërsa Hasan Hyseni ka kaluar te Drenica.

Fotografia e FC Ballkani
Në këtë ndeshje për Trepçën ’89 për herë të parë është paraqitur përforcimi i ardhur së fundmi Leart Emini.

Gazeta SHESHI mëson se gjatë ditëve në vijim te “minatorët” priten të zbarkojnë edhe 3-4 përforcime të tjera.

/Gazeta Sheshi/