Tregoi tatuazh fashist, SKY përjashton Di Canion

150

Rrugët e “Sky Sport” dhe Paolo Di Kanios janë ndarë. Ish-futbollisti i Lacios kishte veshur një fanellë me mëngë të shkurtra gjatë një emisioni në Itali dhe në krahun e tij ishte vizatuar tatuazhi DVX, që do të thotë “Duçja është drita ime”.

Di Kanio tatuazhi

Diçka e tillë nuk u ka shpëtuar ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer nëpër rrjetet sociale duke e kritikuar ish-futbollistin italian për mbështetjen ndaj fashizmit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rrjetit “Sky” që, përmes drejtorit, ka reaguar duke e përjashtuar nga puna. “Ne u kërkojmë falje të gjithëve për atë që ka ndodhur. Ka qenë një gabim dhe një gafë. Pasi folëm me Di Kanion, vendosëm që rrugët tona të ndaheshin këtu”, ka thënë Rajnaud.

Di Kanio fashist

Në fakt, kjo nuk është e para herë që 48-vjeçari e sheh veten në telashe për shkak të prirjeve të tij fashiste. Gjatë karrierës si futbollist, ai vazhdimisht është vënë në qendër të kritikave për festimet me përshëndetjen tipike romane me krahun e shtrirë përpara. Edhe pse është mbrojtur duke thënë se kjo mënyrë festimi nuk ka kurrfarë prapavije politike, Di Kanio disa herë është gjobitur nga autoritetet e futbollit.