Tre lojtarët e Gjilanit më të shtrenjtë se tërë ekipi i Tre Pennes

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Ligës së Evropës.

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga SP Tre Penne nga San Marino, shkruan GazetaSheshi.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Në këtë fazë, Gjilani ka futbollistët më të shtrenjtë. Janë: Gerhard Progni (Gjilan) 275 mijë, Fjoart Jonuzi (Gjilan) 200 mijë dhe Jackson Ferreira (Gjilan) 200 mijë euro.

Ekipi gjilanas gjithashtu ka edhe vlerën më të madhe të skuadrës së Tre Penne: Gjilani me 2.35 milionë kurse Tre Penne me 500 mijë.

Skuadra e Gentian Mezanit do të zhvillojë ndeshjën e parë në histori të klubit, kjo ndeshje po pritet me entuziazëm…

Posted by Sport Focus on Sunday, August 9, 2020

Tre Penne – Gjilan, ky takim do të zhvillohet me 20 gusht.

/GazetaSheshi/