Tre futbollistë debutuan për Gjilanin në ndeshjen miqësore ndaj Strugës

31

Gjilani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Struga.

Djemtë e drejtuar nga Bylbyl Sokoli kanë barazuar 3:3 me Strugën, shkruan Gazetasheshi.com

Golat për Gjilanin i kanë realizuar Gerhard Progni (X2) dhe sulmuesi Tomislav Busiq.

Lajmin e ka publikuar edhe Gjilani në faqen e tyre zyrtare. Teksa për gjilanasit në këtë ndeshje kanë debutuar edhe Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori.

Postimi i Gjilanit:

“Skuadra jonë në takimin testues kundër skuadrës së Strugës, ka barazuar me rezultat 3 me 3.

Ishte ndeshje mjaft interesante e zhvilluar sot në Durrës, ku u shënuan plot 6 gola, me skuadrën tonë që kishte edhe disa mundësi të tjera shënimi.

Golat për skuadrën tonë i realizuan, Bushiq në pjesën e parë dhe Progni me dopietë në pjesën e dytë të takimit.

Takimi u shfrytëzua në maksimum nga kryetrajneri Bylbyl Sokoli, i cili sot inkuadroi të gjithë futbollistët e tijë në këtë ndeshje, duke përfshirë edhe Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori, të cilët gjenden në fazën testuese nga klubi jonë.”, thuhet nder tjera në njoftimjn e Gjilanit.

Gjilani në këtë takim ka qenë dy herë në disavantazh (0:1) dhe (2:3).

Takimi është zhvilluar sot më fillim nga ora 15:00 në “Olympic Park” në Durrës.

/GazetaSheshi/