Transferimi i Gjilanit bën bujë edhe në mediat portugeze (FOTO)

815

Gjilani tashmë ka nënshkruar kontratë me futbollistin portugez Jorge Teixeria, derisa ky lajm është përcjellur edhe nga mediumet portugeze, transmeton Gazeta Sheshi.

Mediumi i njohur sportiv Record ka shkruar se futbollisti portugez ka firmosur për skuadrën kosovare Gjilani, pasi ka kaluar provat disa ditore në këtë ekip.


“Mesfushori ofansiv Jorge Teixeira, 21 vjeç, i formuar në Portimonense dhe përfaqësuar Louletano dhe Lagoa sezonin e kaluar, do të përfaqësojë klubin KF Gjilani nga Kosova.

Lojtari kishte qenë në prova disa ditore tek ky ekip dhe në bazë të cilësisë së shfaqur ka bindur shtabin teknik për ti ofruar atij një kontratë.

Skuadra e Gjilanit vjen nga Kosova dhe marrë pjesë në Kategorinë Superiore, kampionati i parë që pas pranimit në UEFA dhe FIFA, muajt e shkuar”, shkruan Record.

/Gazeta Sheshi/