Transferimet nuk ‘mjaftojnë’, ky është synimi kryesor i KEK-ut

Pas hapjes së afatit kalimtar dimëror, KEK-u ka realizuar transferime të qëlluara.

Saktësisht, klubi nga Obiliqi ka realizuar gjithsej gjashtë transferime në këtë periudhë.

Dje, KEK-u realizoi transferimin e gjashtë, duke sjellur Amir Prishtinën nga Vushtrria.

Përveç transferimeve, ”Elektricistët” larguan nga posti i trajnerit Enis Nasufin, duke sjellur Alban Dragushën nga Ramiz Sadikun.

Me një pikë të grumbulluar në Superligë deri më tani, KEK-u nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë, por në klub po synohet një projekt afat-gjate.

Tani, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KEK-ut, thuhet se presidenti, Besnik Mjeku dhe drejtori, Florent Mjeku janë duke punuar intensivisht që ta krijojnë një ‘klub serioz’.

”Klubi ynë, pas ardhjes së Besnik Mjekut, ka filluar të organizohet mjaft mirë”.

”Presidenti Mjeku së bashku me drejtorin sportiv, Florent Mjeku janë duke punuar intensivisht që KEK-u të jetë një klub serioz”, thuhet në njoftim.