Trajnerja e Kosovës: Kemi tetë mungesa për ndeshjen ndaj kampionit Evropian dhe do të jetë tejet e vështirë për ne

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot në “Fadil Vokrri” do ta mikëpret Holandën ndeshje e vlefshëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Në konferencë për media trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija para takimit ndaj Holandës ka thënë se ka mungesa të mëdha në këtë ndeshje ku rreth tetë lojtare bartëse në 11-she kryesore nuk do të jenë në dispozicion për të ndihmuar “dardanet”.

“Në përgjithësi situata dhe atmosfera në ekip është e mirë. Megjithatë, kemi disa telashe shkaku i formacionit pasi për këtë ndeshje mungojnë tetë lojtare që kanë qenë bartëse kryesore të 11-shes së parë. Gjashtë lojtare kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. Realisht Holanda është një ndër kombëtaret që vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe dhe është kampion evropian dhe nënkampion bote, andaj do të jetë tejet e vështirë për ne”, ka thënë Fazlija.

Në këtë takim holandezët janë favoritë absolute, megjithatë “Dardanët” tona më shumë mungesa synojnë të kenë paraqitje sa më të mirë pavarësisht nivelit të kundershtares.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Holandës do të zhvillohet më fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.

/GazetaSheshi/