Trajneri italian e tepron, shikoni se çka deklaron për Valon Berishës pas gabimit të këtij të fundit

Lazio është eliminuar nga Liga e Evropës pas humbjes së pësuar të mërkurën nga Celtic me rezultat 2:1.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico” të Romës, Lazio pranoi gol në minutat e fundit të kohës shtesë pas një gabimi të bërë nga Valon Berisha në mesin e fushës i cili pasoi topin për ekipin skocez.

Mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, e ka goditur me një deklratë, trajneri i mirënjohur italian, Walter Zenga.

“Lazio mbizotëroi në të dyja ndeshjet me skocezët, por në futboll është e rëndësishme të shënosh e jo të matesh me goditje në portë dhe të dominosh posedimin e topit. Topi nuk donte të futej në portë. Çfarë mund të themi për një ekipi, që luan kështu. Në fund, Lazio humbi, sepse një lojtar (Valon Berisha) bëri një marrëzi, që nuk bëhet as nga amatorët rajonalë”, ka thënë Walter Zenga.

27-vjeçari Berisha hyri në lojë në minutën e 82-të. Ai nga ndeshja është larguar me lot në sy.