Trajneri i Sileks: Nuk ka as Mourinho e as Klopp në Ballkan, nesër do të jetë një luftë e vërtetë

Drita e Gjilanit do t’i rikthehet nesër (e enjte) garave evropiane me një përballje të “nxehtë” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiun do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Një ditë para ndeshjes, trajneri i Sileksit, Goran Simov dhe kapiteni Angelço Timovski iu drejtuan mediave.

“Ne jemi favoritë në letër, por jemi edhe mysafirë në Arena. Një gjë është e sigurt, do të jetë një ndeshje e paparashikueshme, mund të zgjasë më shumë se nëntëdhjetë minuta. Unë jam një trajner që gjithmonë triumfoj në ndeshje. Është 50:50″, tha Simov.

“Drita është një kundërshtar që është me të vërtetë diçka cilësore si lojtarët tanë të ligës së parë. Prandaj, ndeshjen mund të vendos një moment”, tha ai më tej.

“Ardian Nuhiu është shoku im i skuadrës nga Vardari, ai di gjithçka për ligën tonë, ai i ka të gjitha informacionet për ne. Ky është avantazhi i tij por edhe disavantazhi i tij. Askush nuk e pa Sileksin si favorit vitin e kaluar, kështu që tani jemi në Evropë. Nuk ka shumë taktika në këto ndeshje, ne nuk jemi as Klopp e as Mourinho. “Nesër do të jetë një luftë e vërtetë, një lojë e pastër futbolli”,  theksoi Simov.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni.