Trajneri i ri i Romës arrin në Itali, zyrtarizimi shumë shpejt

Claudio Ranieri ka mbërritur në Romë, para se të marrë drejtimin e ‘Giallorosëve’ deri në fund të sezonit.

Roma të enjten në mbrëmje ka ndarë rrugët me trajnerin Eusebio di Francesco, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Portos.

Mediet në Itali raportojnë se trajneri i njohur, Claudio Ranieri, do të merr besimin e Romës.

67 vjeçari të premten në mëngjes ka mbërritur në Romë, dhe gjatë ditës do të shkojë në zyrat e skuadrës nga kryeqyteti italian, për bisedime.

Ranieri deri vonë ka qenë trajner i Fulhamit në Premierligë.