Trajneri i njohur Martin O’Neill e vëzhgoi nga afër Arijanet Muriqin

Trajneri i Nottingham Forest, Martin O’Neill, ishte të hënë i pranishëm në Sofje, ku Kosova fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 3-2, ku e vëzhgoi na afër portierin Arijanet Muriq.

Sezonin e shkuar portën e Nottingham e ruajti rumuni Costel Pantilimon, por O’Neill’s po kërkon një zëvendësim për të.

Ai të hënë në ndeshjen Bullgari – Kosovës, ishte për ta parë nga afër portierin e Manchester Cityt, Arijanet Muriq, shkruan Nottinhgam Post.

Muriq është portieri i dytë që vjen pas Ederson te City. Muriqi mori dy gola në ndeshjen që ishte historike për Kosovë.

E para erdhi nga distanca ku i shënoi Ivelin Popov, ndërsa e dyta me kokë nga Kristian Dimitrov.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë pas kësaj ndeshje për portierin tonë.