Trajneri i njohur i fitnesit jep udhëzime për sportistët se çfarë duhet të veprojnë gjatë këtyre ditëve të pushimit

Aktivitetet sportive në Kosovë kanë ndaluar së ushtruari veprimtarinë e tyre pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si masë preventive për ndalimin e koronavirusit. Të gjitha kampionatet janë ndërprerë, madje klubet i kanë dërguar lojtarët e tyre në pushim, duke mos mbajtur as seanca stërvitore, shkruan Gazetasheshi.com.

Aktualisht ky është njëri ndër shqetësimet më të mëdha për zyrtarët e klubeve të cilët me të drejtë qajnë brengën e tyre në lidhje me gjendjen dhe formën e futbollistëve.

Disa nga klubet edhe u kanë dhënë programin me të cilin duhet të punojnë gjatë qëndrimit në shtëpitë e tyre.

Instruksione dhe udhëzime profesionale jep edhe trajneri i njohur i fitnesit Kreshnik Korça.

Ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazetës “Sheshi” për të dhënë udhëzime se çfarë duhet të bëjnë sportistët gjatë kësaj kohe të cilët qëndrojnë në pauz.

Korça, i cili është trajner personal i disa prej yjeve të Superligës së Kosovës në futboll ka numëruar stërvitjet të cilat sportistët duhet ti bëjnë gjatë ditës.

Ushtrime 45 minuta në shtëpi:

Bicycles
Switching mountain
Climbers
Jump rode
Knee taps
Butt kicks
Fast foot shuffle
Burprees
Swit ching mountain
Climbers
Bicycles
Lunges
Body wetght squats
Push – ups
Tricep dips
Bicep culrs with resistance band
Shoulder taps
Low plank to high plank
Hip taps
Russian twitsi
Plank twisi
Reverse crunch
Flexiones hindu
Crab leg raise
Knee tuck twist
Alternate laying leg raise

(Kujdes: ushtrimet janë të shënuara në gjuhën angleze, ashtu siç edhe njihen këto ushtrime në gjithë botën)

Image result for Switching mountain
Fotoilustrim se si duhet të realizohet ushtrimi “Switching mountain”

Përveç stërvitjeve, ky instruktor fitnesi ka zbuluar edhe ushqimet të cilat duhet t’i praktikojnë futbollistët për të mbajtur formën e tyre.

Gjithsesi, ata duhet t’i përshtaten disa faktorëve para se të praktikojnë këto ushqime.

Më poshtë i gjeni edhe udhëzimet nga trajneri Korça sa i përket gjërave ushqimore:

Për 2000-3000 kalori në ditë.

Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeri është në varësi të këtyre faktorëve:

• Mosha,
• Pesha,
• Gjatësia
• Stili i jetesës
• Shëndeti
• Aktiviteti fizik

Image result for healthy food
– çaj të gjelbërt, 2 banane
– drithëra me qumësht 0,5
– file pule (200g) avokado , dy pjesë buk të zezë
– patate të pjekura (150g)
– peshk konzervë me uj,marulle, tranguj, domate, 2 ve të ziera me të kuqen, 1 badem gjatë ditës 50g

/Gazeta Sheshi/