Jürgen Klopp ka paralajmëruar se kthimi Europa League kundër Manchester United nuk do të jetë një festë për Liverpoolin, por tha po ashtu se nuk ka asgjë për tu friksuar në Old Trafford. “Ne dimë se si të luajnë ata”, ka thënë menaxheri i Liverpoolit para ndeshjes së të enjtes.

Liverpool mban avantazhin 2-0 nga takimi i javës së kaluar në Anfield, ku vetëm David de Gea e shpetoj ekipin e Louis van Gaal-it nga një disfate edhe më të thellë.