Trajneri i Legia, Michniewicz: Bëmë atë që duhej të bënim, me pëlqeu dimanika e lojës

Trajneri i Legia Warashavës, Czeslaw Michniewicz, në konferencën për media është shprehur i kënaqur me fitoren 2:0 ndaj Dritës.

Michniewicz është shprehur i kënaqur në disa momente me ekipin e tij dhe në disa jo, raporton GazetaSheshi

“Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe kaluam në raundin tjetër. Disa herë kemi luajtur ashtu sic doja unë, por kishte shumë momente për të cilat duhet të punojmë shumë.Kishim pak kohë për t’u përgatitur dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë para ndeshjes së play-offit”.

“Më pëlqen dinamika në lojë, më shumë lëvizje në ndërtimin e lojës dhe pas humbjes së topit.Kishim momente të mira. Ne e incizuam ndeshjen me tri kamera, kështu që kemi material për të analizuar”, përfundoi Michniewicz

Në “play-off”-in e Ligës së Evropës, Legia takohet me skuadrën Qarabag.

/GazetaSheshi/