Trajneri i Kroacisë: Falënderoj Zotin që nuk ndodhi kjo gjë

Trajneri i Kroacisë, Ante Çaqiq, ka thënë fjalën e tij për ndërprerjen e ndeshjes me Kosovën.

Ai ka deklaruar se më e rëndësishmja në këtë ndeshje, ishte se asnjë lojtar nuk u lëndua.

Tash Çaçiq, pret që FIFA ta caktojë një datë të re për vazhdimin e ndeshjes Kroaci – Kosovë.

“Ne shkruam për t’u nxehur, ne tentuam, por ju e patë atë. Falënderoj Zotin që askush nuk u lëndua, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Çaçiq.

“Ishte logjike që ndeshja të ndërpritet, s’ka rëndësi, do të shkojmë në Turqi të martën, FIFA do të caktojë datën e re për Kosovën”.