Trajneri i Greqisë flet për ndeshjen ndaj Kosovës: Luajnë ndeshje të hapur dhe e kemi më të lehtë se ndaj Moldavisë

Trajneri i Greqisë, John van ‘t Schip në media për shtyp ka folur për ndeshjen kundër, Kosovës duke thënë se kanë më të lehtë se ndaj Moldavisë.

Fillimisht, Schip foli për gjendjen e lojtarëve duke theksuar se janë të gjithë në rregull

“Të gjithë lojtarët janë në rregull dhe të gatshëm, ndoshta ka pak lodhje por kjo është normale. Kemi fituar ndeshjet pa u lodhur shumë dhe lojtarët janë të mësuar të luajnë dy ndeshje në javë, prandaj nuk do ketë probleme”, – u shpreh Schip.

Në vazhdim ai u pyet nga gazetarët edhe për mënyrën si do të luajnë kundër Kosovës, dhe a do jetë më e vështirë se ndeshja e kaluar kundër Moldavisë.

“Kosova janë një skuadër që luan futboll me topin ndërsa Moldavia vetëm mbroheshin. Kosova mbajnë mirë topin dhe ne duhet të përgatitemi për këtë gjë, duhet të mbrohemi mirë kundër tyre. Në anën ofanzive do jetë shumë më lehtë pasi kundër Moldavëve nuk kishim hapësira të mëdha shënimi sepse të gjithë luanin në mbrojtje, Kosova luan futboll të hapur dhe është më e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e tyre”-ishin fjalët e trajnerit.

Në fund, ai u përkujdes që të jepte edhe një mesazh për tifozët.

“Duam që të fitojmë ndeshjen duke luajtur futboll të bukur”- përfundoi Schip.

Ndeshja, Greqi – Kosovë luhet nesër me fillim nga ora 20:45