Trajneri humbi golin vendimtar, pasi ishte në tualet

135

Mauricio Pochettino ka pranuar se ai nuk e pa golin e Erik Lamelas i cili siguroi tre pikët e Tottenham kundër Manchester United, tha se ishte diku tjetër i “zënë”.

Është më e keqja që mund t’i ndodhë një tifozi që viziton tualetin e stadiumit dhe të dëgjoj zërat e çmendur të fansave tjerë atje përderisa ekipi i tyre feston golin.

Kjo i ka ndodhur edhe trajnerint të “Xhelave”, i cili ato momente kur u vulos goli i fitores gjendej në toalet.

“Nuk e pashë golin e Lamelas, isha në tualet. Posa dëgjova zhurmën vrapova menjëherë në dhomën aty afër për të parë golin”, tha duke qeshur Pochettino për gazetarët.