Trajnerët Sokoli e Selimi flasin për disfatën e Prishtinës (VIDEO)

Disfatën e Prishtinës në arenën ndërkombëtare e kanë vlerësuar trajnerët kosovarë të futbollit.

Sporti në KTV, të premten ka biseduar me trajnerët e mirënjohur, Bylbyl Sokoli dhe Musa Selimi, të cilët folën rreth kësaj humbjeje.

Trajneri Sokoli tha se humbja nuk është arsyetim vetëm për arsyen se marrin pjesë për herë të parë në këtë garë dhe shtoi se nuk e ka parë të gjithë ndeshjen, për arsye se qysh në fillim, është parë niveli i skuadrës nga Kosova dhe asaj nga Suedia. Edhe për analizën tekniko-taktike, Sokoli tha se jemi shumë larg.

Sokoli e dha një analizë rreth cilësisë së klubit të Prishtinës.

Trajneri i shumë skuadrave të njohura nga Kosova, Bylbyl Sokoli, la edhe një mesazh për ndeshjen e kthimit.

Selimi nga ana tjetër, nënvizoi se dallon cilësia dhe organizimi në Evropë nga vendi ynë.

Sa i përket ndeshjes, ai e vlerësoi shumë vendosjen e lojtarëve në fushë në pjesën e dytë, por të njëjtin mendim nuk e pati për 45-minutëshin e parë.

Krejt në fund, Selimi potencoi se Prishtinës i duhen lojtarë të rinj, në mënyrë që përgatitjet të jenë sa më të mira për arenën ndërkombëtare.

Prishtina do të ketë mision të vështirë për ndeshjet e kthimit javën e ardhshme, pasi i duhen pesë gola për të barazuar ndeshjen.