Trajnerët që i ‘mbijetuan’ verës

Edicioni i ri i Vala Superligës praktikisht nis nesër me ndeshjen e Superkupës. Ndërkohë, disa trajnerë kanë arritur t’i mbijetojnë ‘temperaturave të nxehta’ verore dhe të njëjtit do të vazhdojnë punën me ekipet e tyre, shkruan Gazetasheshi.com.

Valles së trajnerëve të “paprekur” i prinë Tahir Batatina i Llapit. Trajneri llapjan, i cili është edhe donator dhe “motor” i klubit, do ta drejtojë skuadrën e Llapit edhe në sezonin e ri, me synimin e madh që të dalë në Evropë.

Sukseset e këtij trajneri nuk munguan në kampionatin e fundit ku arriti deri në finale të Kupës. Trajnerët Arsim Thaqi dhe Milaim Zuzaku, pas suksesit në ndeshjet e fundit të edicionit të kaluar, do të vazhdojnë t’i drejtojnë Prishtinën dhe Dritën.
I “paprekur” nga klubi është edhe Arbnor Morina, i cili do të tentojë t’i sjellë trofe skuadrës së Gjilanit.
Detyrën në krye të kampiones aktuale, Trepçës ’89 do ta vazhdojë edhe Zekirija Ramadani.