Trajnerët e Superligës që uruan Bunjakin

263

Kosova barazoi mbrëmë 1:1 me Finlandën në Turku, derisa gëzimi ka qenë i madh për këtë debutim dinjitoz.

Natyrisht, ndjenjë të posaçme kanë pasur trajnerët e Superligës që me vite kanë kontribuar për futbollin. I tillë është edhe “timonieri” i Besës, Gani Sejdiu, i cili ka uruar FFK-n, veçmas kolegun e tij, Albert Bunjakin, shkruan Gazeta Sheshi.

“Në emrin tim personal ju uroj fillimin historik në mënyrë madhështore FFK-s, selektorit me tërë stafin dhe lojtarëve që me paraqitjen e tyre me plotë personalitet dhe profesionalizëm na bët krenarë një popull të tërë. Urime dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Edhe trajneri i Ferizajt, Agron Selmani ka uruar Bunjakin për paraqitjen dhe barazimin.

“Urime miku im, një fillim shumë i mirë”, ka shkruar Selmani, duke ia adresuar urimin përzgjedhësit.