Trajkoviq: “Serbët nga Kosova – një popull pa shtet”

97
Drejtoresha e Lëvizjes Evropiane të serbëve, Rada Trajkoviq,ka tërhequr vërejtjen se Serbia po tërhiqet nga Kosova dhe se serbët e Kosovës po mbeten pa shtet.

Ajo ka thënë se interesimi i serbëve të Kosovës për dialogun Brukselit ka rënë pasi, sipas saj, Beogradi e Prishtina bëjnë marrëveshje duke mos i pyetur për nevojat e tyre, njofton Radio Kim.

„Serbët nga Kosova janë popull pa shtet. Shteti ynë po tërhiqet, përditë po i zbyth institucionet e veta. Institucionet e Kosovës nuk po na pranojnë e AKS është njëfarë realiteti imagjinar që nuk po implementohet, ashtu që ne jemi popull pa shtet. Ky territor i veçantë, si do të thoshte kryetari ynë (Nikoliq), nuk na e ka ofruar mundësinë që të funksionojmë brenda në mënyrë përgjegjëse për të marrë vendime për hesapet tona , në radhë të parë për ato të popullit“, ka thënë Trajkoviqi.

Ajo ka thënë se, pos murgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiq, në Kosovë nuk ekziston ndonjë përfaqësues relevant serb.