Tradhëton Juventusin për Interin (FOTO)

221

Stephan Lichtsteiner dëshiron të transferohet në Inter.

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë, është në kërkim të një skuadre të re.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se përfaqësuesit e zviceranit kanë kontaktuar me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio duke i ofruar mundësinë e transferimit të futbollistit.

Lichtsteiner ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2017, kurse së fundmi spekulohej se kërkohet nga Borussia Dortmund e Schalke.

Ai ka humbur vendin në formacionin bazë të kampionit të Italisë pas ardhjes së Dani Alves nga Barcelona.