Tovërlani: Trajneri i mirë mbetet trajner i mirë, s’ka lidhje a është nga Shqipëria a Tunizia

471

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani thotë se trajneri i mirë është trajneri i mirë dhe nuk duhet ta shohim se nga vjen.

Në diskutimin për trajnerët nga Kosova dhe Shqipëria, “Toki” tha se trajneri i mirë gjithmonë tregohet nga rezultatet dhe jo se nga vjen.

“Trajneri i mirë është trajner i mirë. S’po më intereson a është i Tunizisë, a është i Maqedonisë, a Shqipërisë. Trajneri i mirë është trajner i mirë edhe pikë”, tha Afrim Tovërlani në “Dueli Sportiv”.

Vlen të potencohet se temë diskutimi ishte Klodian Duro, trajneri i Feronikelit dhe deklaratat e tij në drejtim të futbollit kosovar.