Tovërlani: Mirë që fituam, por kemi mundur të shënojmë më tepër

Trajneri i skuadrës së Feronikelit, Afrim Tovërlani, është shprehur i kënaqur me fitoren të cilën e arritën futbollistët e tij përballë skuadrës së Lirisës 2:0, mirëpo sipas tij rezultati ka mundur të jetë më i thellë nëse futbollistët e tij do të ishin më të vëmendshëm, njofton Gazeta Sheshi.

“Jam i kënaqur me fitoren, por kemi mundur të shënojmë më tepër. Djemtë po luajnë mirë, sikurse në Mitrovicë edhe në këtë përballje kemi patur mundësi të realizojmë më tepër sikur të ishim më të përqendruar në repartin e sulmit”, deklaroi pas ndeshjes Tovërlani për mikrofonat e Super Sport Kosovës.

Ndërkohë tekniku i Niklit gjithashtu theksoi se forma e skuadrës së tij është në ngritje e sipër dhe me rikthimin e dy futbollsitëve kryesor Behar Maliqi dhe Mentor Zhdrella, do të shtohet konkurenca në skuadër.

/Gazeta Sheshi/