Tovërlani largohet nga Feronikeli

Afrim Tovërlani nuk është më trajner i Feronikelit. Pas humbjes së sotme nga Gjilani, kryesia e klubit nga Drenasi dhe Tovërlani janë akorduar që ta ndërpresin bashkëpunimin.

“Pas humbjes së sotme nga KF Gjilani, kryesia e KF Feronikelit, së bashku me trajnerin Afrim Tovërlani, kanë analizuar situaten e krijuar dhe kanë ardhur në përfundim bashkarisht që të nderpritet bashkepunimi duke shpresuar se ky hap do të jetë në të mirën e klubit. Kryesia e KF Feronikelit e ka falenderuar trajnerin Afrim Tovërlani për kontributin dhe punën profesionale”, njofton faqja e klubit, transmeton Gazetasheshi.com.

Feronikeli tashmë është dorëzuar edhe në luftë për titull të kampionit.