Tovërlani: Ky është vetëm fillimi!

162

Feronikeli është rikthyer të bëjë atë që di më së miri: fitoren me lojë të bukur! Ekipi nga Drenasi ka mposhtur thellë skuadrën e Trepçës ’89 në shtëpi (4-1), duke marrë tre pikët e para për këtë sezonë. Për trajnerin e kësaj skuadre, Afrim Tovërlani, ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për kampionët në fuqi, transmeton Gazeta Sheshi.

“Nuk ishte një fitore e lehtë, pasi vijmë nga dy disfata rradhazi dhe djelmoshat kishin presion psikologjik, por unë dua ti përgëzoj ata që i’a dolën të riktheheshin. Kjo nuk ishte fytyra e vërtetë e kampionit. Feronikeli ka potencial edhe shumë më tepër, por do ta shihni në vazhdim. Ky është vetëm fillimi”, theksoi Tovërlani për Super Sport Kosovën.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur në tërësi, sepse pas realizimit të tre golave kemi treguar një vetëkënaqësi, gjë e cila nuk guxon të na ndodhë. Por, për dallim nga dy ndeshjet e para kur kemi krijuar dhe nuk kemi shfrytëzuar, sot kemi konkretizuar rastet”, përfundoi Tovërlani.

/Gazeta Sheshi/