Tovërlani: Ja çfarë po ndodh me skuadrën time

484

Vjen edhe humbja e dytë këtë sezonë për skuadrën e Feronikelit, që tani sheh vetën në fundin e klasifikimit. Trajneri i kësaj skuadre Afrim Tovërlani ka një sqarim se pse skuadra e tij po e pëson në mënyrë të tillë.

“Me humb këso ndeshje me kaq shumë rate, 2-3 here vjen kundërshtari te porta dhe të shënojë. Ky është futbolli, mund të dënohesh siç u dënuam ne”.

“Patëm shumë raste, nuk i shfrytëzuam, humbja e merituar. Në asnjë ndeshje kundërshtari nuk na ka krijuar shumë raste, ne po kemi, por nuk po  i konkretizojmë. Vonë e barazuam, mund të arrinim tek fitorja, por erdhi një gabim si te goli i parë, ashtu edhe tek i dyti”, ka thënë Tovërlani për Super Sport Kosovën.