Tovërlani flet për Kosovën, Superligën dhe tregon a ka pasur oferta

318

Afrim Toverlani shpreson se Kosova ka marrë mësim nga kualifikimet e kaluara, ndryshe situata nuk duket e mirë duke shikuar formën e lojtarëve.

Kombëtarja e Kosovës në Futboll e nisur aventurën për kualifikim në botëror “Katari 2022” gjatë këtij muaji, më ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Në një interviste për IndeksOnlinen, ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, Afrim Toverlani, flet për formën e ekipit kombëtar të Kosovës dhe lojtarëve që i përfaqësojnë “Dardanët”

“Gjendja e Kosovës është në mënyrë reale. Kemi futbollistë që nuk po kanë shumë hapësira në ekipet e tyre dhe nuk janë në formë më të mirë. Kjo më bën të jem pak skeptik për ndeshjet e radhës, por me shpresë se kanë marrë mësim nga kualifikimet e kaluara dhe të japin më të mirën nga vetja për Kosovë”, ka thënë Toverlani.

Superliga e Kosovës këtë edicion duket të jetë shumë interesante, me tri skuadra në luftë për titull (Ballkani, Drita dhe Prishtina). Toverlani thotë se ka shumë ndeshje dhe asgjë nuk mund të parashikohet. Sipas tij, ky edicion është një nga më të mirët.

“Sa i përketë Superligës mendoj që është bërë kampionat shumë interesant dhe deri në fund nuk dihet se kush do të jetë kampioni, por edhe kush do të bije nga liga, përveç Besës. Me fillimin e edicionit pranveror, Prishtina po tregon formë të mirë, por ka shumë ndeshje dhe gjërat mund të lëvizin për të mirë, apo për të keq. Është herët ta parashohim pretendentin për titull dhe për mbijetesë”, deklaroi ish-trajneri i shumë skuadrave.

Toverlani është pa punë qe një kohë të gjatë. Një nga trajnerët më të trofeshëm kosovar ende s’e ka në plan të menaxhojë ndonjë skuadër. Ai s’ka pasur as oferta, por mendon se pa klub është në rahati dhe pa stres.

“Gjatë afatit të dimrit nuk kam pasur oferta dhe për momentin jam mirë dhe pa stres. Të së ardhmes së një trajneri nuk i dihet dhe nuk mund të predikoj asgjë”, përfundoi Toverlani.