Tovërlani: FFK të organizojë kurse për lojtarët e Përfaqësueses

Afrim Tovërlani, shef i shtabit teknik te Ferizaj ka dhënë një propozim mjaft interesant në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, transmeton Gazetasheshi.com.

Ai mendon që Federata e Futbollit e Kosovës duhet të organizojë kurse të gjuhës shqipe, pavarësisht që shumë prej futbollistëve flasin mirë gjuhën amtare.

“Futbollistët e Përfaqësueses po flasin shumë mirë shqip. Shumicë e tyre kanë shkuar të vegjël në Evropë ose kanë lindur atje. Megjithatë, nëse kanë probleme me gjuhë, FFK mund tua organizojë një kurs të gjuhës”, ka thënë Tovërlani.

Kujtojmë që Kosova të dielen zhvillon duelin katërt të grupit në Ligën e Kombeve, ndërkohë përballë do ta ketë Përfaqësuesen e Ishujve Faraoe.

/Gazeta Sheshi/