Tovërlani e gjen fajtorin pas humbjes ndaj Besës

304
Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani u pa shumë i dëshpëruar me humbjen ndaj Besës.

Sipas tij fajtori kryesor ishin gabimet pas golit që e shënoi Behar Maliqi, e sidomos gabimet në mesfushë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Deri te rezultati 1-0 funksionoi shumë mirë, kurse pas shënimit të golit filluam të bëjmë gabime duke menduar se ndeshja ka përfunduar. Besa e shfyrtëzoi këtë mjaft mirë dhe e uroj për fitoren”, deklaroi Tovërlani për Super Sport Kosovën.

Ndërkohë ‘Toki’ në fund la edhe një mesazh të qartë për futbollistët e tij.

“Shumica e futbollistëve tonë duhet ta dinë se pa angazhim nuk mund ta mposhtim asnjë kundërshtarë” përfundoi Afrim Tovërlani.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për “Niklin” pas humbjes kundër Prishtinës në Superkupë. Javën e ardhme Feronikelin e pret një duel mjaft i vështirë, pasi udhëton drejt Gjilanit për tu përballur me skuadrën që bartë po të njejtin emër.

/Gazeta Sheshi/