Tovërlani: Drenica dy herë erdhi te porta dy herë shënoi, kundërshtarët tanë po e kanë nga një ditë më shumë pushimi

Afrim Tovërlani - Kryetrajner i KF Feronikeli

Derbi i Drenicës ka përfunduar pa fitues.

Klubi Futbollistik “Feronikeli” nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me skuadrën e Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2. Golat për ‘Niklin’ i realizuan Albert Dabiqaj dhe Miliçkoviq, ndërsa dy golat për ‘kuqezinjtë’ i realizoi Almedin Murati.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i cili thotë se është e pakuptueshme se sa lehtë i morën golat në këtë sfide.

“Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi. Gjyqtari nuk ishte i përgatitur për këtë nivel loje. Çdo javë kundërshtarët tonë po kanë nga një ditë më shumë pushimi, orari nuk është i duhuri sepse ne kemi 4 ndeshja brenda 9 ditësh”, deklaroi Tovërlani pas ndeshjes për ‘Art Sport’

/Gazeta Sheshi/