Tovërlani: Ballkanit po i mungon fryma që e ka pasur me Ismet Munishin

281

Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Feronikelit.

Ndonëse arriti tri pikë, trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka thënë në emisionin “Dueli Sportiv” se “portokallezinjve” po u mungon ajo fryma që e kanë pasur në kohën kur shef i shtabit teknik ka qenë trajneri, Ismet Munishi.

“Është e vështirë të vlerësohet për këto pak ndeshje edhe pse eliminimi nga Kupa ndaj Llapit, po shihet se Ballkanit po i mungon fryma e mëhershme që e kanë pasur me Ismetin, ku ka pasur me shumë ngulm me shumë insistim për të realizuar golin. Tash i duhet edhe Shkëmbit edhe pse nuk ka qenë edhe kohë e shkurtë, por jo edhe e gjatë. Bledi e njeh rrethanat e futbollit kosovar pasi ka qenë edhe te Liria e Prizrenit, megjithatë koha do e tregojë”, ka thënë Tovërlani.