Totti: “Real Madridi është pendimi im i vetëm në karrierë “

164

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, në një intervistë për mediat Italiane ka shprehur edhe një herë tjetër admirimin për klubin madhështor të Real Madridit duke e veçuar klubin Madrilen si pendimin e vetëm të karrierës së tij.

”Ishte një kohë kur, 12 vite më parë, isha fare pranë Real Madridit. Madje bisedova me presidentit për këtë. Kur ndoshta klubi më i fortë në botë dhe më i sukesshmi të kërkon, mendon se si mund të ishte jeta dhe karriera yte. Nuk kam menduar asnjëherë për paratë, përndryshe, do të largohesha nga Roma në moshën 26 vjeçare kur Real Madridi dhe Barcelona më dëshironin. Santiago Bernabeu është një stadium i mahnitshëm. Real Madridi është pendimi im i vetëm në karrierë.”