Tottenham në sulm për kapitenin e Liverpool-it

124

“Gjelat e Londrës” janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte për kapitetnin e Liverpool-it, Jordan Henderson. Sipas mediave në ishull, tekniku Mauricio Pochettino ka kërkuar nga zyrtarët e klubit që një lëvizje e tillë të realizohet në merkaton e verës, transmeton Gazeta Sheshi.

Henderson mund të humbasë mundësinë për të luajtur në një tjetër sezon në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë mund të bëjë reprezentuesin anglez të ndryshojë mendjen.

Megjithëse do të jetë shumë e vështirë për ta larguar 25 vjeçarin nga Anfield, drejtuesit e Tottenham do të provojnë një gjë të tillë.

/Gazeta Sheshi/