Tottenham hije e Leicesterit

82

Tottenham duket se është ekipi i vetëm tashmë që mund ta ndalë surprizën e Premier League, Leicesterin. Këtë vikend “Gjelat e Londrës” kanë triumfuar në udhëtim tek skuadra e Aston Villës (0-2), që tashmë i kanë thënë lamtumirë Ligës Premier, transmeton Gazeta Sheshi.

Për të arritur tek fitorja, për Tottenham shënoi Keane dy gola, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë.

Pas fitores, Tottenham në 30 ndeshje ka grumbulluar 58 pikë, dy më pak se Leicteser që mban vendin e parë.

Megjithatë Leicester ka një ndeshje më pak të zhvilluar, pasi do të luajë nesër mbrëma.

/Gazeta Sheshi/