Toti një vit falas te Roma? Si u mashtruan mediat italiane për 1 prill

153

Deklarata e Francesko Totit se është i gatshëm që për “një vit të luajë falas te Roma”, ka bërë xhiron e internetit, përfshirë edhe mediat italiane.

Një propozimi të tillë Roma i kishte thënë jo në dhjetorin e kaluar, por ngjarja u rikthye sërish në fokus. E përditshmja italiane “Corriere dello Sport’ hodhi dyshimet e para duke thënë se sot është 1 prill dhe ngriti pikëpyetje mbi vërtetësinë e kësaj deklarate.

“Por zëri mori dhenë, radio ‘Tam Tam’ nuk fali. Lajmi u rihodh nga ‘Rete Sport’, u mblodh nga ‘Repubblica’ dhe nga disa transmetues të tjerë e sajte informacioni, thashethemi u bë lajm”,-shkruan ‘Corriere dello Sport’.

Ndër të tjera gazeta italiane shtoi se në mungesë të reagimeve zyrtare, lajmi ngjallte shumë dyshime.

Pas publikimeve të para reagoi edhe presidenti Palota, paçka se sipas gazetës italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, ai ndodhej në Boston dhe foli që në orën 5 të mëngjesit, duke konfirmuar se ‘kjo është një gënjeshtër’.