Torren “thumbon” Barcelonën

123

Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme ka folur në një intervisë në Cadena Ser lidhur me përjashtimin e tij në duelin e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve përballë Barcelonës, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ai ishte momenti më i keq në gjithë karrierën time. Kam përjetuar edhe zhgënjime të tjera gjatë karrierës, mirëpo kur e mëson se si ka ndryshuar rezultati pas daljes time nga loja e bën edhe më të dhimbshëm këtë fakt. E kam parë edhe disa herë përmes TV-së ndërhyrjen time dhe jam i bindur që nuk ishte për katonë të verdhë”, u shpreh Torres.

Ish-reprezentuesi i kombëtares spanjolle gjithashtu beson në kualifikimin e skuadrës së tij, me ç’rast madrilienët kanë ditur të rikthehen në disa momente, dhe duke shpresuar në ndihmën e tifozëve të zjarrtë në Vicente Calderon atëherë gjysmëfinalja do jetë e arritshme.

/Gazeta Sheshi/