"Topi i Artë" në Paris, ndërsa FIFA Word Player në Londër

153

Partneritetit, që zgjaste që nga 2010-ta dhe që kishte bashkuar dy çmime, Topin e Artë dhe Fifa World Player, i ka ardhur fundi. Të martën do të zbulohen detajet e edicionit të 61-të të çmimit, me Cristiano Ronaldo që është kandidati favorit për ta fituar, shkruan Gazeta Sheshi.

Në 2010-ën çmimi FIFA World Player dhe Topi i Artë i France Football janë bashkuar, duke krijuar një çmim unik me modalitet plotësisht të ndryshëm në krahasim me metodën klasike të dhënies së trofeu, deri në atë moment, nga revista franceze nëpërmjet votave të gazetarëve. Nga 2010-ta fituesi është përcaktuar nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të të gjitha kombëtareve të botës, përveçse nga një gazetar për çdo vend. Një metodë që ka favorizuar hegjemoninë Messi-Ronaldo, duke përjashtuar çdo fitues tjetër të mundshëm.

Tani “Topi i Artë” i organizuar nga France Football do të mbahet në Paris, ndërkohë që FIFA World Player do të mbahet në Londër.

/Gazeta Sheshi/