Tollovi në Prishtinë, në "BeerFest" u dëgjuan të shtëna me armë

440

Raportimet e para nga vendi i ngjarjes janë se në sheshin “Zahir Pajaziti” ku po mbahej “BeerFest” janë dëgjuar të shtëna dhe ka të lënduar.

Nga paniku turma ka nisur të lëvizë në drejtime të ndryshme duke shkaktuar tollovi në sheshet e kryeqytetit. Ka pasur raste kur janë rrëzuar njerëzit dhe janë shkelur nga turma.

Njësitet policore dhe ambulanca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.