'Toki' favorizon ish-skuadrën e tij

195

Kampioni në fuqi, Feronikeli, synon që edicionin e ri ta nisë me trofe. Në fakt, skuadra nga Drenasi, si kampione e kampionatit të kaluar, të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen për Superkupën e Kosovës kundër Prishtinës, e cila në edicionin e kaluar pati krizë rezultatesh, por që e shpëtoi sezonin duke e fituar Kupën, shkruan sot Gazeta Zëri.

Por, sidoqoftë trajneri i saj Afrim Tovërlani favorit e sheh ish skuadrën e tij për këtë sfidë.

“Prishtina është favorite, sepse ka angazhuar shumë futbollistë cilësorë, madje edhe me përvojë ndërkombëtare. Sidoqoftë, ne jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e Superkupës dhe për sezonin e ri”, tha “Toki” për “Zërin”.

“Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë dhe interesante, ndërsa mbetet të shihet se kë do ta shpallë fitues fusha”, theksoi Tovërlani.