Tohir: Na duhen paratë e kinezëve, Interi ngrihet

96

Përpara se të nisej drejt Milanos, Erik Tohir ka dhënë një prononcim mjaft domethënës rreth të ardhmes të Interit. Nga Xhakarta, numri një i zikaltërve konfirmoi pjesërisht lajmet që kanë bërë publike të përditshmet prestigjioze italiane rreth pasigurive financiare të milanezëve.

Dyzetegjashtëvjeçari tha dje se lajmet që tregojnë për interesin e shfaqur prej tij për të tërhequr kompani kineze tek Interi janë të vërteta. “Në Kinë ka rreth 113 milionë mbështetës potencialë të Interit. Në botë të tillë janë 264 milionë, prej të cilëve 190 jetojnë në kontinentin aziatik.

Këto janë numra që duhet të shfrytëzojmë pasi potenciali i këtij tregu është shumë i madh. Për këtë arsye i kam kërkuar ‘Goldman Sachs’-it që të gjejë partner të mundshëm në Kinë. Duhet të punojmë bashkë, pasi ata e njohin më mirë se unë tregun.