Tmerr në Rahovec, futbollisti i Vëllaznimit bëhet për karrocë (Foto)

306

Ndeshja e Ligës së Parë ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit ka prodhuar shumë pakënaqësi në taborin gjakovar, shkruan Gazeta Sheshi.

Sfida që i takoi vendasve 2:1 ka lënë të pakënaqur mysafirët, të cilët janë ankuar në ndarje të drejtësisë, por më shumë në sjelljen e futbollistëve dhe tifozëve vendas.

Në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” është postuar një foto me lojtarin Yll Myrta, i cili pas ndeshjes është dashur të dërgohet në emergjencë i vendosur në karrocë pas lëndimit në këmbë.

Aty thuhet se në emergjencë është edhe mjeku i skuadrës, i sulmuar pas ndeshjes.

12998690_765472613554046_6837506760783994606_n

13010652_765472633554044_1133221988356493109_n