Tjetër sherr mes Arbeloas dhe Piques

118

Dy ish-shokët më të mirë, janë shndërruar në armiq të përbetuar. Alvaro Arbeloa dhe Gerard Pique kanë vazhduar sherret e tyre edhe në rrjetet sociale, me mbrojtësin e Real Madrid-it, që ka nisur një tjetër zënkë ma azulgranasin, transmeton Gazeta Sheshi.

Humbja e Barcelonës ndaj Real Sociedad-it në udhëtim nuk i ka ikur Arbeloas pa komentuar, i cili në rrjetin social Twitter ka shkruar:

“Sa e vështirë të luash kundër 11 lojtarëve. Ndeshje e bukur nga Illarra dhe faleminderit Granero për premtimin e mbajtur”.

Ndërkohë i shpejtë ka qenë reagimi i Piques i cili ka replikuar:

“Një futbollist që luan vetëm në 11 ndeshje nga 32 të mundshmet, nuk ia vlen për ti kthyer përgjigjjen”.

Arbeloa ka vazhduar luftën e cicërimave duke shkruar:

“Ke të drejtë, mirëpo “e vërteta dhemb”.

Kjo dyshe në vazhdimësi kanë thumbuar njëri tjetrin nga largësia, shkaku i rivalitetit të madh ndërmjet Real Madrid-it dhe Barcelonës, me mbrojtësin blaugrana Gerard Pique që gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes.

/Gazeta Sheshi/