Tiranë, qëllon ndaj 3 vëllezërve; arrestohet 35-vjeçari

146

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ka qëlluar me armë ndaj 3 vëllezërve. Fatmirësisht, nga ngjarja e ndodhur në orën 07:35 në rrugën “Sadik Petrela”, nuk ka pasur asnjë të plagosur.

Leonard Kaçaniku, gjatë një konflikti me K.B., 38 vjeç, Sh.B., 34 vjeç dhe E.B., 36 vjeç, ka qëlluar me armë në drejtim të tyre. Ndërhyrja e menjëherëshme e policisë bëri që personi që qëlloi me armë në drejtim të tre vëllezërve të kapej e të arrestohej në flagrancë.

Personit iu gjet një armë tip “Beretë”, me të cilën ka qëlluar 2 herë në drejtim të tre shtetasve.