Tirana e mëson kundërshtarin në fazën ‘play off’ të Ligës së Evropës

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të Evropa Ligës.

Tirana do të përballet me zviceranët e Yong Boys, ndeshje e cila do të zhvillohet në Zvicër.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku Tirana e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.