Tifozi i ‘çmendur’ ja çfarë ka bërë ditën e dasmës (FOTO)

158

Kohët e fundit është bërë mjaft e zakonshme që tifozët të zgjedhin që në mes të albumit të fotove të ditës së dasmës të përfshijnë edhe ato që i kushtohen ekipit të zemrës.

Kështu ka ndodhur edhe me një tifoz të Tiranës, i cili pak ditë më parë, ka zgjedhur stadiumin “Selman Stermasi” për fotot e tij, ndërsa kishte mes të ftuarve në dasëm shumë ultras bardheblu.

Vetë klubi i Tiranës ka treguar për këtë vizitë të veçantë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar jetë të lumtur çiftit i cili pritet të vizitojë shumë shpesh stadiumin për të ndjekur ekipin.

“Një tifoz bardheblu ka menduar të kalojë disa momente në stadiumin “Selman Stermasi” së bashku me bashkëshorten e tij. Një set fotografik në shtëpineë me ngjyrat e zemrës dhe më pas një dasëm ku të ftuar kanë qenë tifozë të shumtë dhe lojtarë nga ekipi. KF Tirana e uron Gledin për një jetë të lumtur!”, shkruhej në postimin e klubit.