Tifozi futet në fushë dhe shkon te Ronaldo, veprimi i portugezit është i pahijshëm

Juventusi është mposhtur në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve nga Lyon, me rezultat minimal 1:0, shkruan Insporti.com.

Golin e vetëm e shënoi mesfushori Tousart në minutën e 38-të. Megjithatë, kjo ndeshje kishte raste të shumta për të dy skuadrat, por futbollistët e trajnerit të Lyon, Rudi Garcia arritën të ruajnë portën e pa prekur.

Gjatë ndeshjes, për një moment një tifoz arriti t’iu ikte sigurimit dhe u fut në fushë duke tentuar të përqafonte Cristiano Ronaldon.

Ronaldo në fillim nuk ishte i kënaqur me të, por më pas ia dha përfaqimi. Ky moment ishte i shkurtër për këtë tifoz, pasi sigurimi reagoi shpejt duke e larguar atë nga fusha.