Tifozët kosovarë presin futbollistët në Finlandë

208

Disa prej futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës tanimë kanë zbarkuar në Finlandë për ndeshjen e së hënës e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Gjithsesi, lojtarët nuk janë ndjerë të vetmuar në shtetin e largët, pasi disa tifozë kosovarë, bashkatdhetarë në Finlandë, kanë dalë për t’i pritur në aeroport, shkruan Gazeta Sheshi.

Në këtë mënyrë tregohen përkrahja dhe entuziazmi i tifozëve nga Kosova për ta përkrahur Përfaqësuesen e tyre që nis një kapitull historik të hënën.

Me këtë rast, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i falënderoi për këtë pritje duke ju premtuar se futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë të gatshëm të japi maksimumin për sukses.

Bashkatdhetarët e njoftuan kryetarin Vokrri se janë të gatshëm që ta përkrahin Kosovën në këtë ndeshje dhe se 90 për qind e stadiumit do të jetë me adhurues shqiptarë.